Qendresa - Turtle Fest

Qendresa (UK)

Qëndresa dhe një artiste e re me origjinë kosovare, por e vendosur në veri të Londrës. Vetëm pak kohë më parë ajo ka publikuar së bashku me producentin Hugo Mari EP-në “Shades on”. Qëndresa dhe Hugo morën famë me këngën “Good Love” e cila u cilësua si “e shkurtër, e ëmbël dhe o zot-me-sa-shumë-shpirt”. Kaq u desh që të hapeshin dyert për artisten e re e cila ka një stil krejtësisht unik.

Muzika e Qëndresës është e qetë, por e plotë, falë tingujve të pianos dhe ndërthurjeve të stilit të “epokës së artë” nga Hugo Mari.

Qëndresa është pikërisht ajo që e sjell këtë muzikë në jetë, falë zërit të saj karakteristik dhe elegant.

’Shades On’ gërmon në vorbullën e zhurmave të jetës në një qytet modern, duke kanalizuar shijet e muzikës R’n’B, ndjeshmërisë së rrymës jazz dhe ngjyrat e verës në një udhëtim të turbullt. Disa herë e tërhequr e herë të tjera e mendueshme, muzika e Qëndresës është plot dëshirë dhe mprehtësi.

Nga videot me frymë retro ‘90ies, tek Dj set-et e saj në Londër e deri tek performancat live në skena më të mëdha, Qëndresa nuk është thjesht artistja e rradhës e cila do na bëjë krenarë, por një emër që pritet të shënojë një epokë të re të muzikës dhe qasjes ndaj performancës.

Bëhu gati sepse ka një tjetër talent shqiptar që pritet të rrëmbejë skenën botërore!

Event: Turtle Fest 7 / Drymades Beach, Albania / 6-7-8 July

Informohu mbi të rejat e fundit të festivalit më të madh muzikor veror, Turtle Fest 7 dhe bli biletën online në:

🌐 www.turtlefest.al
📞 Info: +355 68 8741682

🎫 Blini biletën fizike të Turtle Fest në çdo pikë Easy Pay në të gjithë Shqipërinë dhe gjithashtu në pikat zyrtare të shitjes:

📍Tiranë:
– Në çdo pikë Easy Pay
– @radiobartirana
– @nouvellevaguetirana
– @kinotirana
– @destilhostel
– @duff_bar
– Mon Chéri – 11 Janari

📍Kosovë:
– @ravetravel
🌐 www.turtlefest.al

#LeaveYourMark #TurtleFest7 #YourSummerMusicFestival