Dub FX - Turtle Fest

Dub FX (AU)

Dub FX, emri i vërtetë i së cilit është Benjamin Stanford, është një artist dhe perfmormues nga St. Kilda, Melbourn, Australi.

Në fillimet e karrierë së tij, pas disa eksperiencave në grupe të ndryshme alternative rock dhe rapcore, Benjamin Stanford u shpërngul në Itali ku dhe nisi karrierën e tij si solist. Aty zbuloi dhe karakteristikën që do i dhuronte suksesin: performancat e pasura live duke përdorur vetëm zërin e tij, bashkuar me efektet e pedaleve të kombinuara me loop-et e krijuara gjithashtu live. Falë këtyre elemetëve në dispozicion, Dub FX arrin të sjellë një stil tepër të komplikuar të rrymave hip-hop, reggae dhe ritmeve drum’n’bass.

Tekstet e Dub FX i drejtohen ngjarjeve të përgjithshme në botë dhe ankthit bashkëkohor, duke i dhënë shtysë njëkohësisht vëtëvendosjes si dhe angazhimit në çështjet me rëndësi sociale. Një shembull i mirë i kësaj është kënga ‘Society’s Gates’ e cila bazohet tërësisht në jetën e filozofit Sokrat.

Bëhuni gati ta dëgjoni DubFX në një performancë dinamike LIVE në skenën kryesore të Turtle Fest!