Dj Sabb - Turtle Fest

Dj Sabb (CH)

I vendosur në Zvicër dhe me origjinë nga Kosova, Sabb është më shumë se një një producent dhe DJ, ai është një artist- prania dhe pjekuria e së cilit rritet e zhvillohet me çdo publikim të ri.

Muzika e tij karakteristike është një përzierje organike e baterisë së ritmeve groove, goditjeve të prera, basit të nxehtë dhe vokaleve në tone të ulëta.

Të thuhet që muzika e Sabb ka fituar zemrën e publikut nuk është e pa shkas, pasi track-u “Illusions” ishte më i kërkuari në Shazam gjatë sezonit të vitit 2014 në Ibiza. Sabb gjithashtu ka luajtur në hapësirat më legjendare të muzikës si “Space” në Miami, “Pacha” dhe “Cielo” në New York, “Blue Marlin” në Dubai dhe “Hive” në Zvicër, pa përmendur këtu qëndrimin si artist rezident në club-in e famshëm “Pacha” në Ibiza!

Nga viti 2015 kur u rendit në Resident Advisor si DJ i dytë i listuar më shpesh në klasifikime, e deri në vitin 2018 ku shënon 10-vjetorin e karrierës së tij me publikimin e albumit “Radiant”, Sabb ka hedhur tashmë rrënjë të cilat bëhen gjithmonë e më të forta, veçanërisht me hapjen e shtëpisë së re të pavarur diskografike që mban emrin e tij. Kjo nismë do të fokusohet në publikimin e muzikës së re elektronike që synon të shkojë përtej pistës së kërcimit, dhe gjithashtu të sjellë një seri eventesh të cilat deri tani kanë mikpritur artistë si Nick Curly, Cuartero, Frankey & Sandrino e shumë të tjerë!