DJ Aphrodite - Turtle Fest

DJ Aphrodite (UK)

DJ Aphrodite a.k.a Gavin King, është personi që qëndron pas Aphrodite Recordings. Gjithçka nisi gjatë “verës së dashurisë”, në vitin 1988, kur King drejtonte Aphrodite, një club të rrymës acid house.

Njohja me Dj të mëdhenj si Micky Finn dhe Claudio Giussani, i dha jetë shtëpisë diskografike Urban Shakedown, dhe më pas Aphrodite Recordings e fill pas saj Urban Takeover – në bashkëpronësi me Micky Finn. Këto shtëpi prodhuese janë krijuar në mënyrë progressive me rrymat muzikore, të cilat përgjatë viteve kanë evoluar nga British hardcore në Jungle e deri tek Drum and Bass.

Aphrodite Recordings është baza që shpërndan muzikën që mban firmën Aphro. Albumet e tij të parë solo si ‘Aphrodite’ dhe ‘Aftershock’, por edhe albumet me miksime si ‘Urban Jungle’ apo ‘Urban Junglist’ janë kthyer tashmë në klasike të skenës së muzikës Drum’n’Bass. Ky popullaritet i ka dhënë Dj Aphrodite dhe titullin “Kumbari” i D’n’B apo “Mbreti i Beat-eve”

DJ Aphrodite është famshëm për faktin që përcjell energji të mirë duke luajtur rryma që variojnë nga klasiket e deri tek mikset më ekskluzive. Ndaj dhe është ndër DJ-të më të preferuar nga festivalet, festat dhe klubet kudo në botë.

Bëhu gati sepse ka një tjetër talent shqiptar që pritet të rrëmbejë skenën botërore!

Event: Turtle Fest 7 / Drymades Beach, Albania / 6-7-8 July

Informohu mbi të rejat e fundit të festivalit më të madh muzikor veror, Turtle Fest 7 dhe bli biletën online në:

🌐 www.turtlefest.al
📞 Info: +355 68 8741682

🎫 Blini biletën fizike të Turtle Fest në çdo pikë Easy Pay në të gjithë Shqipërinë dhe gjithashtu në pikat zyrtare të shitjes:

📍Tiranë:
– Në çdo pikë Easy Pay
– @radiobartirana
– @nouvellevaguetirana
– @kinotirana
– @destilhostel
– @duff_bar
– Mon Chéri – 11 Janari

📍Kosovë:
– @ravetravel
🌐 www.turtlefest.al

#LeaveYourMark #TurtleFest7 #YourSummerMusicFestival